Arteta tregon për këshillat që mori nga Wenger - NACIONALE

Arteta tregon për këshillat që mori nga Wenger

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se ai ka kërkuar këshilla nga ish-trajneri legjendar, Arsene Wenger, pasi klubi synon t'i japë fund pritjes 20-vjeçare pa titull në Premierligë.

Arsenali do të përballet me një udhëtim te rivalët e përbetuar Tottenham të dielën, ku një fitore mund të nxisë shpresat e tyre për të ngritur titullin. Lideri Arsenal është një pikë përpara Manchester City, ne këta të fundit që përballen me Nottingham Forest më vonë të dielën, por kanë edhe një ndeshje më pak.

Wenger gjatë mandatit të tij 22-vjeçar e udhëhoqi Arsenalin drejt tre titujve të ligës, në 1997-98, 2001-02, dhe sezonin e mrekullueshëm të "Invincibles" (pa humbje) në 2003-04.

Arsenali mbeti i pamposhtur gjatë gjithë sezonit të ligës 2003-04 dhe fitoi titullin me një barazim 2:2 në derbin e veriut të Londrës në stadiumin White Hart Lane të Spurs.

“Kam folur me të disa herë”, u tha Arteta gazetarëve. “Kishte disa tema [që ne diskutuam] për mënyrën se si ata e fituan atë titull dhe fazat e mëvonshme. Wenger fliste për këtë kur isha lojtar. Për këtë kohë të sezonit, në fund, ka të bëjë me gjetjen e një mënyre për të fituar ndeshjen. Ju mund ta bëni këtë në mënyra të ndryshme kur shikoni se si ai fitoi titujt. Dhe se si ata fituan disa ndeshje me diferenca shumë, shumë, të ngushta. Ai gjithmonë fliste për këtë, për diferencat e ngushta dhe se kush do të arrinte ta bënte këtë, do ta fitonte titullin."

Tottenhami i vendit të pestë, i cili nuk ka pasur një ndeshje për dy javë, po synon vendin e katërt në ligë.

Lajme të ngjashme