Arteta shprehet i lumtur pas fitores: Na u kthye besimi
Trajneri Mikel Arteta beson se Arsenali ka treguar shenja kampioni duke shënuar fitore në minutat e fundit ndaj Aston Villas.
Dy gola në kohën shtesë i ndihmuan "Topçinjve" të arkëtojnë pikët e plota dhe të marrin primatin në Premierligë, duke qenë dy pikë para Man Cityt me një ndeshje më pak të zhvilluar.
I pyetur për këtë rikthim të madh, Arteta u përgjigj: "Duhet që në një pikë të fitosh ndeshjet në minutën e94-të ose 96-të. Vetëm fitorja ka rëndësi dhe arritëm me vështirësi".
"Ne treguam emocion dhe kualitetin që duhej, prandaj jam i lumtur për këtë gjë. Kishim disa vështirësi në pjesën e parë, por në pjesën e dytë prodhuam një paraqitje të fortë dhe ndoshta duhet ta fitonim më herët".
"Ndjej se besimi ynë është rikthyer dhe besoj edhe më shumë se më herët sepse duhet të vendosesh paraqitje për t'i kthyer në rezultate", tha ai.
Ndërkohë, trajneri Unai Emery theksoi se ndihet i zhgënjyer me këtë paraqitje të dobët si vendas.
"Është shumë zhgënjyese, zemëruese dhe turpëruese humbja 4:2 në shtëpi. Paraqitja ishte e dobët, nuk mund të vazhdojmë më kështu në shtëpi".
"Ata kanë lojtarë të mirë dhe ndërtuan aksione duke herë lehtësisht brenda zonës sonë".
"Në minutën e 92-të nuk e mbajtëm topin, e gjuajtëm një top të gjatë dhe ata pastaj shënuan. Ky nuk është shembulli që unë dua të krijoj këtu", shtoi ish trajneri i Arsenalit.
Arsenal tani ka dy pikë para Manchester Cityt, derisa edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
