Arteta për gabimin e gjyqtarit: S'ishte gabim njerëzor, nuk e kuptove punën tënde - NACIONALE

Arteta për gabimin e gjyqtarit: S'ishte gabim njerëzor, nuk e kuptove punën tënde

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka reaguar gjyqtarit duke thënë se ai s'e kuptoi punën e tij dhe që nuk ishte një gabim njerëzor.

Goli i pranuar i Arsenalit ndaj Brentfordit ka qenë pikë diskutimi më e madhe në javën e kaluar pasi goli i Ivan Tonay ishte në pozitë jashtë loje, sidoqoftë VAR-i bëri gabim duke e vlerësuar si të rregullt.

Para ndeshjes ndaj Man Cityt, Arteta tha se kanë mbetur të zemëruar dhe zhgënjyer nga veprimi i gjyqtarit shkaku që dy pikët më nuk do t’iu kthehen.

“Ne e mbyllëm ndeshjen me një zemërim dhe zhgënjim të madh, sepse ky nuk ishte një gabim njerëzor, që nuk e kuptove punën tënde dhe kjo nuk është e pranueshme. Kjo i kushtoi Arsenalit dy pikë dhe këto nuk do të rikthehen”.

"Kjo i ka bërë lojtarët, stafin dhe tifozët më të fortë për të kaluar këtë pengesë që na është vënë".

“Do të jem i kënaqur vetëm nëse na kthejnë dy pikët dhe nuk do të jetë kështu”.

Kujtojmë, përballja ndërmjet Arsenalit dhe Man Cityt do të zhvillohet në “Emirates” me fillim nga ora 20:30.

Lajme të ngjashme