Arteta i sigurt se talenti Nwaneri do të bëhet kyç te Arsenali - NACIONALE

Arteta i sigurt se talenti Nwaneri do të bëhet kyç te Arsenali

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta thotë se talenti Ethan Nwaneri është gati për t’u bërë ylli i radhës në ekipin e parë, pas paraqitjes impresionuese në fitoren ndaj Preston North.

17-vjeçari realizoi golin e dytë, duke shënuar një eurogol nga distanca në triumfin 3:0.

I pyetur se nëse Nwaneri është gati për ekipin e parë, Arteta u përgjigj: “Sigurisht! Nëse nuk do të luante sonte, ai nuk do të luante edhe ndaj Liverpoolit tre ditë më parë”.

Ai është aty. Po e dëshmon çdo ditë se çfarë është gjendje të bëjë. I sheh bashkëlojtarët, ja pasojnë topin gjatë tërë kohës. Është shenjë e mirë”.

Ishte fantastik në stërvitje prandaj po mësohemi. Është talent i madh, ka lojtarët e duhur përreth dhe duhet të shkojë hap pas hapi”.

Është karakter i mirë. E do çdo top, dëshiron të bëjë gjëra të mëdha. Është vetëm 17-vjeçar”, tha ai.

Arsenali në çerekfinale do të përballet me Crystla Palace, ndërsa Nwaneri do të shpresojë të marrë më shumë minutazhë në Premierligë.

Skuadra londineze rikthehet në “aksion” të shtunën në përballjen e vështirë ndaj Newcastle United, para se të udhëtojnë për në Itali – ku do të përballen me Interin.

Lajme të ngjashme