Arteta: Granit Xhaka ka qenë vendimtar për suksesin e Arsenalit këtë edicion - NACIONALE

Arteta: Granit Xhaka ka qenë vendimtar për suksesin e Arsenalit këtë edicion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta ka thënë se mesfushori Granit Xhaka ka qenë shumë vendimtar te Arsenali këtë edicion.

“Topçinjtë” luftuan deri vonë me Man Cityn për titullin kampion, me shqiptarin që ishte një titullar i pazëvendësueshëm.

Para ndeshjes së radhës, Arteta komentoi rëndësinë që Xhaka ka pasur këtë edicion, por duke refuzuar të flasë mbi të ardhmen e këtij të fundit.

Për mua ai ka qenë vendimtar, shumë i rëndësishëm në çdo nivel dhe mendoj për skuadrën dhe klubin gjithashtu”.

Në momentet e mira këtë edicion që ka pasur, ashtu edhe të vështirë sepse jemi bërë një klub më i mirë dhe i kemi kuptuar në disa situata shumë më mirë se t’i gjykojmë”.

Klubi dhe shumë njerëz kanë bërë tejet mirë që të kuptojmë emocionalisht çfarë ndodhi dhe pse këto reagime po ndodhnin”.

Duke pasur kurajën që të thotë “Okay, ta ndryshoj situatën, të përballem’. Do të ketë një moment dyshimi, por duhet të besosh se çfarë je duke bërë dhe të dalësh përballë kur ndihesh, gjërat normale atëherë funksionojnë shumë mirë”.

Kur shikon çfarë ka kaluar. Janë disa që janë vërtetë gëzim për djemtë, mënyra si i trajtojnë. Ai padyshim ka dëshirë të sinqertë dhe unike për t’iu ndihmuar. Nuk aktron, është gjeni”.

E bën ndryshimin. Kemi katër ose pesë në dhomën e zhveshjes që kanë qenë vendimtar që këta lojtarë të rritën, t’i mbështesin, inspirojnë dhe në momentin e duhur t’i sfidojnë për t’i dërguar në rrugën e drejtë kur janë afër për të shkuar diku tjetër. Të nevojitet kjo në dhomën e zhveshjes”.

Përndryshe, Xhaka do ta zhvillojë nesër ndeshjen e fundit në fanellën e Arsenalit në Premierligë, pasi pritet t’i bashkohet Bayer Leverkusenit me të cilët ka arritur marrëveshje katërvjeçare.

Lajme të ngjashme