Arslanbek Makhmudov: Do t’i shkatërroj të gjithë, Joshuan, Furyn e Wilderin
Arslanbek Makhmudov beson se e ka një përparësi ndaj Anthony Joshuas.
Si amator, ai i kishte rrahur dy kundërshtarë ndërkombëtar të cilët e ishin mposhtur Joshuan: Mihai Nistor dhe Mahammadrasul Majidov.
Në fakt, Makhmudove nokautoi Nistorin, rumunin i cili ishte i pari që e ndali Joshuan.
“Do të doja të luftoj kundër Joshuas”, tha Makhmudov për Sky Sports.
“Mbase do të kem përparësi ndaj tij, natyrisht”.
“Është interesant. Si ka humbur ai ndaj dy kundërshtarëve, unë i mposhta ata dy kundërshtarë, është interesant. E kemi një histori ne tashmë. Do të jetë një luftë interesante”, theksoi ai.
Makhmudov është boksier i kategorisë së rëndë i njohur për goditjet e frikshme me grusht, dhe për pranimin e goditjeve të fuqishme në trup me raste.
“Më dhemb shumë por është normale”, qeshi ai.

Ai do të përballet me Raphael Akpejiori të dielën herët në mëngjes dhe synon fitore me nokaut.
“Synimi im është ta kryej punën time. Nëse e bëj punën time mirë, atëherë vjen nokauti”.
I lindur në Mozdok, Rusi, me qëndrim në Kanada, Makhmudov po synon të futet në garë për titullin e botës në kategorinë e rëndë.
“Të gjithë meçet e mia janë mesazh për rivalët e mi. Motivimi im është të jem më i miri në botë. Mendoj se kjo është normale për të gjithë sportistët. Synimi im është të jem më i miri dhe i pari i botës, të tregoj se mund ta bëj këtë”.
Ai dëshiron ta caktojë një luftë për titull sa më shpejt, edhe pse dyshon se nuk do të ndodhë kundër kampionit të WBC-së Tyson Fury.
“Nuk mendoj se po, sepse ata duhet të luftojnë me Oleksandr Usyk, por nëse e kam këtë mundësi, pse jo?”
Makhmudov shtoi: “Nëse ma japin një kundërshtar, do të luftoj, kjo është e tëra. Synimi im është t’i shkatërroj të gjithë. Kjo është e tëra”.
