Arsenali zhgënjen, Newcastle kalon me lehtësi në finalen e Kupës EFL - NACIONALE

Arsenali zhgënjen, Newcastle kalon me lehtësi në finalen e Kupës EFL

1 vit më parë

nga NACIONALE

Newcastle United ka siguruar finalen e Kupës EFL, pasi ka fituar edhe në përballjen e dytë ndaj Arsenalit me rezultat 2:0.

Pas fitores në Emirates 2:0, Laraskat triumfuan edhe sot me të njëjtin rezultat në shtëpi, duke eliminuar Arsenalin në gjysmëfinale të Kupës EFL me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Ndonëse Topçinjtë e poseduan topin pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, ata hasën në vështirësi për të krijuar raste të mira shënimi, e në anën tjetër vendasit ishin më konkretë, duke realizuar në shanset e krijuara.

Newcastle shënoi shumë herë fillimisht, por goli i Isak i minutës së katërt u anulua për pozitë jashtë loje.

Goli i epërsisë për skuadrën e Eddie Howes erdhi në minutën e 19-të, kur Murphy realizoi për 1:0.

Më në pjesën e parë nuk pati gola dhe me epërsinë minimale skuadrat shkuan në pushim.

Arsenali vazhdoi edhe në pjesën e dytë shumë plogësht, duke krijuar fare pak mundësi, sikur mos të ishin në ndjekje të rezultatit.

E Newcastle në anën tjetër shënoi edhe golin e sigurisë. Kësaj radhe për 2:0 topin në rrjetë e çoi Gordon në minutën e 52-të.

Deri në vërshëllimen e fundit nuk ndryshoi asgjë në këtë takim, me Arsenalin që eliminohet nga Kupa EFL.

Newcastle me fitoren 4:0, avancon në finale dhe aty do ta presë fituesin nga dueli i nesërm mes Liverpoolit e Tottenhamit, me këta të fundit që avancojnë 1:0 nga ndeshja e parë.

Lajme të ngjashme