“Arsenali s’po luante mirë”, Amorim i zemëruar me golat e pranuar - NACIONALE

“Arsenali s’po luante mirë”, Amorim i zemëruar me golat e pranuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ruben Amorim e ka pranuar se është i zemëruar me mënyrën si i pranuan golat në humbjen 2:0 ndaj Man Unitedit shkaku që “Topçinjtë” nuk po luanin mirë.

Arsenali fitoi me rezultat 2:0, ku si Jurrien Timber ashtu edhe Willian Saliba realizuan pas rivendjeve këndore.

Për Amorim kjo ishte humbja e parë që kur mori drejtimin e Unitedit dhe 39-vjeçari pas ndeshjes deklaroi se kornerët e ndryshuan lojën.

“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Mendoj se kornerët e ndryshuan lojën. Pastaj e humbëm momentumin, provuam të bëjmë gjithçka për ta pasur kontrollin sërish”.

“Mund ta shihnit në pjesën e parë se po iu shkaktonim probleme. Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte në lojën tonë, por po e kontrollonim lojën”.

“Arsenali është shumë i mirë sepse që një kohë të gjatë kanë punuar në detaje. Kanë lojtarë të mëdhenj, prandaj është strategji dhe ne kishim dy javë për të punuar. Provuam por e kemi parë se secila ekip në Premierligë nuk ia ka dalë. Është turp sepse ne nuk po luanim mirë mirëpo as Arsenali jo”.

“Mund ta shihnit se në secilën rast se Saka dhe Martinelli në rastet një kundër një, dilnin jashtë dhe harkonin. Ata e dinin se nëse vjen puna te rivendja këndore, mund të shënonin. Nëse është korner, ata mund të shënojnë”.

“Na duhet kohë për t’u përmirësuar, por mund të shihni se në të gjitha ndeshjet e Arsenalit secila skuadër kundërshtare ka probleme me këtë”.

Lajme të ngjashme