Arsenali shënon fitore komode ndaj PSG-së
Arsenali e ka dëshmuar që do të jetë një ndër favoritët për titullin e Ligës së Kampionëve pas fitores komode në shtëpi ndaj PSG-së.
Skuadra londineze bëri një paraqitje fantastike, për të fituar në fund me rezultat 2:0.
Kai Havertz përfitoi nga një harkim i mrekullueshëm i Leandro Trossardit duke kaluar Arsenalin në epërsi (20’).
PSG-ja kishte dy mundësi të mira për ta barazuar përmes Nuno Mendes, e Achraf Hakimit mirëpo që fati ishte në anën e Arsenalit.
Kur askush s’e priti, Bukayo Saka asistoi për Thomas Partey, i cili ishte i saktë nga afërsia duke e dyfishuar epërsinë (35’).
Pjesa e dytë ishte mjaftë interesante, por pa gola. PSG rrezikoi sërish me Hakimin dhe Joao Neves, që goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë mirëpo larg finalizimit.
PSG në fund kërko edhe një penallti pasi Kolo Muani u faullua brenda zonës, sidoqoftë pas rishikimit të VAR-it rezultoi që nuk ishte 11-metërsh.
Arsenali tani renditet në pozitën e tetë me katër pikë, derisa PSG bie në vendin e 18-të me tre sosh.