Arsenali rikthen interesimin për portierin e njohur - NACIONALE

Arsenali rikthen interesimin për portierin e njohur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali e ka rikthyer interesimin për të nënshkruar me portierin Joan Garcia, të cilin dështuan ta marrin verës nga Espanyoli.

“Topçinjtë” janë në kërkim të një portieri të ri, i cili mund të luftojë me David Rayan për vendin titullar, pasi Aaron Ramsdale nuk ka dëshirë më të kthehet në “Emirates”.

Arsenali e kishte prioritet në verë Garcian, mirëpo Espanyol refuzoi ta shiste. Kësisoj, skuadra e Artetas si opsion afatshkurtër e mori Neton.

“The Athletic” raporton se Arsenali përfitoi nga mundësia që ishte në Kataluni për përballjen ndaj Gironas, ku u takuan sërish me përfaqësuesit e Garcias. Atyre iu konfirmuan se vazhdojnë të kenë interesim dhe po e përcjellin “gardianin”.

Arsenali nuk e ka problem as marrëveshjen me spanjollin, sidoqoftë problemi kryesor mbetet Espanyol, që kërkojnë vetëm t’i paguhet klauzola e lirimit në vlerën e 25 milionë eurove.

Garcia në janar ka konfirmuar se dëshiron të largohet, gjë që beson se është në të mirë të të gjitha palëve.

“Do të ishte më mirë nëse largohem. Për mua, klubin, i cili më ka rritur. Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër”, ishte deklarata e këtij të fundit muaj më parë për “Radio Marca”.

Garcia gjithashtu nuk do t’i bënte presion Arsenalit për ndonjë vend titullar ngase në moshën 24-vjeçare beson se mund t’ia del të përballet me Rayan.

Lajme të ngjashme