Arsenali pranë nënshkrimit të Zubimendit
Arsenali është afër ta kompletojë transferimin e mesfushorit Martin Zubimendi për verën e vitit 2025.
“Topçinjtë” ndodhen në negociata të avancuara me spanjollin, i cili do t’iu bashkohet në afatin kalimtar veror.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano se Arsenali do ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 60 milionë euro.
“Arsenali është në negociata të avancuara për Zubimendin për verën e vitit 2025”.
“Negociatat po vazhdojnë në prapaskena për ta kompletuar në qershor. Real Sociedad nuk planifikon ta lejojë të largohet tani, por Arsenali do ta aktivizojë klauzolën 60 milionëshe në verë”.
“Detajet finale po kompletohen me kampin e Zubimendit, kontrata po diskutohet dhe Arsenali është optimist për procesin”, shkroi ai.
Zubimendi u kërkua me ngulm verën e kaluar edhe nga Liverpoli, por që lojtari e refuzoi klubin anglez.