Arsenali në negociata për Benjamin Seskon - NACIONALE

Arsenali në negociata për Benjamin Seskon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali është në bisedime për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzigut Benjamin Sesko.

Skuadra londineze po vuan për një numër 9, sidomos me Gabriel Jesus që ka humbur sezonin shkaku se këputi ligamentin kryesor të gjurit, kurse Kai Havertz ka dëshpëruar me paraqitje së fundmi.

Sipas gazetarit të besueshëm “Sam C”, Arsenali ka nisur negociatat për të nënshkruar me yllin slloven në formë huazimi me opsion blerje.

“Arsenali është në bisedime me RB Leipzigun për Benjamin Seskon”.

“Arsenali dëshiron ta huazojë me opsion blerje, Leipzig dëshiron para fillimisht ose obligimin e blerjes”.

Arteta gjithashtu ka folur me Seskon për më shumë se një rast”, shkroi ai.

Sesko ishte prioritet deri vonë për Arsenalin edhe në verën e kaluar, megjithatë “Topçinjtë” në fund vendosën që të mos marrin ndonjë qendërsulmues.

Megjithatë, situata ka ndryshuar sidomos me Seskon që po impresionon në kampionatin gjerman.

Lajme të ngjashme