Arsenali kthehet te fitoret dhe rimerr kreun e tabelës, e shkatërron Nottingham Forestin në shtëpi - NACIONALE

Arsenali kthehet te fitoret dhe rimerr kreun e tabelës, e shkatërron Nottingham Forestin në shtëpi

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Pas një barazimi një javë më parë në Premierligë dhe një humbje në Ligën e Evropës, Arsenali është kthyer te fitoret në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shkatërruar tërësisht Nottingham Forestin në Fly Emirates me rezultat 5:0.

I riu Reiss Nelson që zëvendësoi Bukayo Sakan e lënduar bëri dallimin kur u nevojit më së shumti me dy gola dhe një asist, ndërsa Gabriel Jeses edhe pse nuk arriti sërish të shënonte, ndihmoi duke asistuar në dy gola.

Image

Topçinjtë e zhbllokuan shpejt rezultatin, ku në minutën e pestë pas një harkimi të Bukayo Sakas, shënoi me kokë braziliani Gabriel Martinelli për 1:0.

Reprezentuesi anglez, Saka, pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua qysh në pjesën e parë, ku në lojë u inkuadrua 22-vjeçari, Nelson.

Ky zëvendësim doli të ishte i frytshëm për skuadrën e Mikel Artetas, pasi anglezi me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 49-të, shënoi për 2:0 me tentimin e dytë pasi goditja e parë e tij u bllokua.

Pas tre minutave ishte sërish Nelson që shënoi për 3:0, kësaj radhe Jesus futi topin mirë në zonë dhe i riu anglez lehtësisht e devijoi topin në gol.

Arsenali nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 57-të, shënuan një gol të jashtëzakonshëm.

Nelson lëshoi një top për toke ku Thomas Partey goditi në mënyrë mjeshtërore për ta mposhtur Dean Henderson për të katërt herë sot.

Për rezultatin përfundimtar për topçinjtë u përkujdes kapiteni i skuadrës, Martin Odegaard, i cili pranoi një asist nga Jesus dhe me një lëvizje vetjake shënoi për 5:0.

Image

Për skuadrën e Artetas kjo fitore ishte më e thella në këtë sezon dhe ka rëndësi të madhe pasi sërish merr kreun e tabelës në Premierligë, pasi Manchester City paraprakisht ishte për një ditë në atë pozitë.

Lajme të ngjashme