Arsenali interesohet për yllin e Chelseat - NACIONALE

Arsenali interesohet për yllin e Chelseat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Chelseat, Jorginho, po hynë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me të kaltrit e Londrës dhe siç raportohet, Arsenali tashmë ka bërë ofertë për reprezentuesin italian, që ta sjellin në radhët e veta qysh në janar.

Fituesi i EURO 2020 që sapo ka mbushur 31 vjet në muajin e kaluar, ishte transferuar në Stamford Bridge për trajnerin e tij të atëhershëm të Napolit Maurizio Sarri në verën e vitit 2018 në një marrëveshje me vlerë 57 milionë euro plus shtesa.

Ai është lidhur shumë herë me një rikthim në Serinë A, ku skuadrat e përfolura ishin Juventusi, Milani, Napoli dhe Lazio e Sarrit.

Megjithatë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, pohon këtë mbrëmje se Arsenali ka bërë ofertën zyrtare për Jorginhon pasi ka humbur disa objektiva të tjerë në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata e tij zgjat deri më 30 qershor, por megjithatë raportohet se Chelsea do të kërkojë një tarifë mjaft të madhe për ta lënë atë të largohet gjashtë muaj më herët.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që ai të nënshkruajë një kontratë të re për të qëndruar me të kaltrit, ndonëse thuhet se ka hequr dorë së fundmi për vazhdimin e qëndrimit nën drejtimin e Graham Potter.

Lajme të ngjashme