Arsenali interesohet për Arda Gulerin - NACIONALE

Arsenali interesohet për Arda Gulerin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali është duke shikuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madridit Arda Guler.

19-vjeçari që iu bashkua Realit për 20 milionë euro nga Fenerbahce në vitin e kaluar thuhet se nuk është i lumtur me minutazhën që po zhvillon nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Sipas “Sport”, Arsenali është duke tentuar të përfitojë nga situata e talentit turk dhe tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për një lëvizje të mundshme në Premierligë.

Arsenali e sheh çështjen Guler të ngjashme me Martin Odegaard, i cili po vuante për minuta para se t’i bashkohej “Topçinjve” në formë huazimi në janarin e vitit 2021.

Vetëm tetë muaj më vonë, skuadra e Mikel Artetas e bleu përfundimisht norvegjezin në një marrëveshje që vlente 30 milionë funte.

Ancelotti ndërkohë është i lumtur me Guler dhe mënyrën si po stërvitet, gjë të cilën e konfirmoi pak para pushimit ndërkombëtar.

“Endrick është gati të për të luajtur, po bën mirë dhe ka treguar kualitet në stërvitje”.

“E njëjta vlen për Guler. Lojtarët e rinj po shtynë për ta zënë vendin, por ideja si grup është të rregullojmë situatën menjëherë. Prioriteti është të këndelli, jo t’i japim minuta ndonjë lojtarit”.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Guler do ta pranonte kalimin te Arsenali.

Lajme të ngjashme