Arsenali i frikshëm, ia bën 'bajat' futbollin Lensit dhe kualifikohet nga pozita e parë - NACIONALE

Arsenali i frikshëm, ia bën 'bajat' futbollin Lensit dhe kualifikohet nga pozita e parë

2 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Arsenali i Mikel Artetës ka treguar që jo më kot është në vendin e parë në Premierligë dhe në Ligë të Kampionëve. Topçinjtë e kanë mposhtur me rezultat të thellë 6:0 Lens, për të siguruar kalimin tutje nga vendi i parë në grup.

Topçinjtë ishin thjesht të pandalshëm në këtë takim, ku vetëm në pjesë të parë shënuan pesë gola.

Serinë e golave e hapi Kai Havertz kur shënoi në minutën e 13-të, i asistuar nga Gabriel Jesus.

Në minutën e 21-të Jesus shënoi vetë, për rezultatin 2:0, ndërsa Saka ishte ai që asistoi.

Vetëm dy minuta më vonë, Gabriel Martinelli asistoi dhe Bukayo Saka e çoi topin në rrjetë për 3:0.

Për 4:0 shënoi braziliani tjetër, Martinelli, që në golin paraprak asistoi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me golin e Martin Odegaard nga pika e bardhë në minutat shtesë, për rezultatin 5:0.

Në 45 minutat e dyta u shënua vetëm një gol. Ishte mesfushori italian, Jorginho që në minutën e 86-të e konkretizoi penalltinë në gol për rezultatin përfundimtar 6:0.

Arsenali me 12 pikë ka siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Lens do të duhet të pajtohet me vendin e tretë, ngase vendi i dytë është për PSV Eindhoven.

Lajme të ngjashme