Arsenali i dashuruar me Nico Williams - NACIONALE

Arsenali i dashuruar me Nico Williams

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mikel Arteta do të donte të nënshkruante me sulmuesin e Athletic Bilbaos Nico Williams në janar, por ka një problem kyç që kjo “ëndërr” të bëhet realitet.

“Topçinjtë” pritet të jenë aktiv në afatin e janarit shkaku që Bukayo Saka do të mungojë për disa muaj shkaku i lëndimit.

“The Athletic” raporton se Alexander Isak mbetet shënjestra kryesore e Arsenalit, mirëpo që Newcastle refuzon ta shet yllin e skuadrës këtë muaj, pavarësisht se e vlerësojnë 150 milionë funte.

Alternativë e Isak është Nico Williams, të cilin Arteta do të donte ta merrte qysh në janar, sidoqoftë marrëveshja e tillë vlerësohet shumë e vështirë shkaku i financave të përfshira.

Klauzola e spanjollit shkon në vlerën e 58 milionë euro, kurse problem tjetër është paga e larta, që e vështirëson marrëveshjen e mundshme edhe më shumë.

Arsenali mund të bëjë ndonjë përpjekje për ta nënshkruar në janar, megjithatë gjasat më të mëdha vlerësohet se janë në afatin e verës.

Opsion tjetër për Arsenalin është edhe futbollisti i PSG-së Lee Kang-in, që vlerësohet rreth 22 milionë euro mirëpo nuk dihet nëse klubi francez do të pranojë ta shet këtë muaj.

Lajme të ngjashme