Arsenali gati ofertën për fituesin e Kampionatit Evropian - NACIONALE

Arsenali gati ofertën për fituesin e Kampionatit Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali është duke bërë gati një ofertë për mesfushorin e Real Sociedadit Mikel Merino, që luajti rol të rëndësishëm në suksesin e Spanjës në “Euro 2024”.

Interesimi i “Topçinjve” për Merinon ishte edhe para se të niste turneu në Gjermani, mirëpo reputacioni veçse është rritur falë paraqitjeve mahnitëse këtë muaj.

Mesfushori zhvilloi të shtatë paraqitjet për Spanjën, te shumica hyri nga stoli mirëpo shënoi golin e fitores në përballjen dramatike ndaj Gjermanisë në çerekfinale.

28-vjeçari është pak më i vjetër se transferimet që bën Arsenali (në tre vitet e fundit ka nënshkruar mosha mesatare e lojtarëve ka qenë 24), por shihet si “rast i artë” duke marrë parasysh se i skadon kontrata pas një viti.

Merino ndër të tjera ka edhe pak eksperiencë në futbollin anglez, ngase ka luajtur për Newcastle Unitedin në sezonin 2017/18, para se të kthehej sërish në Spanjë.

Arsenal pritet të luftojë për shërbimet e Merinos, i cili pëlqehet shumë edhe nga Barcelona e Atletico Madridi, ndërsa Sociedadi e vlerëson rreth 20 milionë funte.

Përndryshe, Arsenali mbetet në negociata me Bolognan për transferimin e mbrojtësit italian Riccardo Calafiori, që do të kushtojë rreth 45 milionë funte, kurse para pak orëve e huazuan Albert Sambi Lokognan te Sevilla.

Lajme të ngjashme