Arsenali e ftoi në stërvitje një 14-vjeçar para përballjes me Chelsean - NACIONALE

Arsenali e ftoi në stërvitje një 14-vjeçar para përballjes me Chelsean

3 javë më parë

nga NACIONALE

Arsenali e ka përfshirë në stërvitje me ekipin parë 14-vjeçarin Max Dowman para përballjes ndaj Chelseas.

Skuadra e Mikel Artetas synon t’i jep fund rezultateve negative, ndërsa e pret një përballje jo e lehtë te rivali lokal.

Sidoqoftë, ajo që befasoi të gjithë ishte ftesa që 14-vjeçari mori për t’u stërvitur me ekipin e parë.

Dowman është një ndër lojtarët më të vlerësuar në akademinë e Arsenalit, ndërsa pritet që brenda një kohe të shkurtër edhe të zërë vend në ekipin e parë.

Në muajin shtator, Dowman u bë lojtari më i ri golashënues në ligën e të rinjve për UEFA.

Përndryshe, mesfushori Declan Rice nuk u pa në videon që publikoi Arsenali lidhur me stërvitjet e zhvilluara, ndërsa po vazhdon të shërohet nga lëndimi i fundit.

I pyetur nëse RIce do të luajë ndaj Chelseas, Arteta tha të premten: “Nuk e di nëse do të jetë gati për vikend”.

“Ende nuk ka stërvitur dhe është e paqartë nëse do të jetë në gjendje për të luajtur”.

Përndryshe, përballja mes Chelseas e Arsenalit do të fillojë nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme