Arsenali duhet ta aktivizojë klauzolën e Seskos para korrikut - NACIONALE

Arsenali duhet ta aktivizojë klauzolën e Seskos para korrikut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal duhet ta aktivizojë klauzolën e blerjes për Benjamin Seskos në fundin e qershorit, sipas mediave gjermane.

“Topçinjtë” janë favoriti për të nënshkruar me 20-vjeçarin, i cili pëlqehet tejet mase edhe nga Man Unitedi dhe Chelsea.

Pavarësisht që iu bashkua Leipzigut në verë, ka interesim të madh për Seskon dhe Arsenali raportohet të jetë destinacioni favorit.

Megjithatë, Arsenali duhet me patjetër ta aktivizojë klauzolën e blerjes së Seskos në vlerën e 56 milionë funteve para fundit të qershorit.

Man Utd dhe Chelsea gjithashtu janë në dijeni të kësaj klauzole lirimi dhe do të jenë gati për të vepruar në rast që Arsenalit vendos të aktivizojë klauzolën në ditët apo javët e ardhshme.

Agjenti i Seskos gjithashtu ishte i pranishëm në fitoren 1:0 ndaj Man Unitedit më herët këtë muaj, duke shtuar edhe më shumë spekulimet.

Sesko kishte refuzuar Chelsean dhe Unitedin kur ishte te RB Salzburgu, duke preferuar ta provojë vetën në Gjermani para se të marrë hapin e radhës në karrierë.

Këtë edicion, ai ka qenë në formë fantastike duke shënuar 14 gola dhe dhuruar dy asistime në 31 paraqitje.

Lajme të ngjashme