Arsenali akuzohet nga FA se dështoi të qetësojë lojtarët pas vendimit kontrovers në minutat e fundit kundër Leeds - NACIONALE

Arsenali akuzohet nga FA se dështoi të qetësojë lojtarët pas vendimit kontrovers në minutat e fundit kundër Leeds

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Angleze (FA) ka akuzuar Arsenalin për sjellje jo të kontrolluar të lojtarëve pasi gjyqtari i takimit kundër Leeds e ndëshkoi me karton të kuq direkt mbrojtësin brazilian, Gabriel. Më pas vendimi për kartonin u tërhoq pasi rasti u shikua në VAR.

Arsenali është akuzuar nga FA pas fitores 1-0 të së dielës si mysafir ndaj Leeds United, pasi lojtarët e tyre reaguan ndaj vendimit të gjyqtarit Chris Kavanagh për t'i dhënë mbrojtësit Gabriel një karton të kuq direkt për një gabim ndaj Patrick Bamford në kohën shtesë. Vendimi u anulua më pas, pas një shqyrtimi të rastit nga teknologjia e VAR-it.

Gabriel Patrick Bamford Arsenal Leeds 2022-23

Një deklaratë zyrtare nga Zëdhënësi i FA thotë: "Arsenal FC është akuzuar për një shkelje të rregullit të FA E20.1 pas ndeshjes së tyre në Premierligë kundër Leeds United FC të dielën më 16 tetor 2022.

"Pretendohet se klubi nuk arriti të sigurojë që lojtarët e tyre të silleshin në mënyrë të rregullt gjatë minutës së 92-të të ndeshjes. Arsenal FC ka kohë deri të hënën më 24 tetor për të dhënë një përgjigje."

Gabriel Arsenal 2022-23

Arsenali ishte disa minuta larg fitores 1-0 kur arbitri e përjashtoi brazilianin për sjellje të dhunshme ndaj Bamford. VAR e këshilloi atë të rishikonte vendimin, gjë që tregoi se sulmuesi i Leeds në fakt kishte faulluar Gabrielin, e me të cilin ndëshkimi me karton të kuq u anulua më pas. Një goditje dënimi iu dha Arsenalit dhe kartoni i kuq u zvogëlua në të verdhë.

Chris Kavanagh Mikel Arteta Jesse Marsch Leeds Arsenal

Topçinjtë mezi arritën deri tre pikët jetike, por më shumë se gjasa do të kundërshtojnë një akuzë që erdhi nga një vendim që shkoi gabimisht kundër tyre. Gjithë fokusi në të ardhmen e afërt, megjithatë, do të jetë në një vizitë nga PSV Eindhoven në Ligë të Evropës, ku topçinjtë mund ta sigurojnë qysh sot kualifikimin tutje në fazën e eliminimit direkt.

Lajme të ngjashme