Arsenal vendos ta blejë David Rayan
Arsenal ka vendosur përfundimisht për ta transferuar portierin David Raya nga Brentfordi.
Spanjolli iu bashkua “Topçinjve” në verë në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit.
Brentford vendosi ta ndihmojë klubin anglez duke lejuar huazimin shkaku i fair-playit financiar – ku opsioni i blerjes është 27 milionë euro.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri Mikel Arteta ka parë mjaftueshëm dhe ka vendosur që Arsenali ta aktivizojë këtë opsion.
28-vjeçari e ka nisur në mënyrë fantastike karrierën te “Topçinjtë” duke e fituar vendin titullar, ani pse është nën presion të vazhdueshëm nga Aaron Ramsdale.
Rayas nuk do t’i lejohet të marrë pjesë ndaj ish klubit të shtunën, kësisoj Ramsdale do ta zhvillojë ndeshjen e parë si titullar në Premierligë për herë të parë që nga 3 shtatori.
Sidoqoftë, me mbarimin e kësaj përballje – Arteta do t’ia besojë sërish pozitën e titullarit Rayas me Ramsdale që do të provojë ta tregojë kualitetin në ndeshjet e kupës.