Arsenal thuajse dorëzohet për Douglas Luiz, Aston Villa e refuzon edhe ofertën e tretë
Mesfushori 24-vjeç brazilian, Douglas Luiz, është kërkuar intensivisht nga Arsenal gjatë ditës së sotme, por që për fatin e keq të klubit anglez ka gjetur përballë një bllokadë të Aston Villas.
Ata kanë refuzuar edhe ofertën e tretë që kanë pranuar nga drejtuesit e klubit londinez, e që sipas "The Athletic" ishte prej 27,8 milionë eurosh.
Klubi nga Birmingham nuk dëshiron që të privohet nga shërbimet e lojtarit të vet, edhe pse atij i skadon kontrata pas një viti dhe rrezikohet seriozisht që të largohet me parametra zero.
Arsenal po kalon në një formë momentale në Premierligë, ku në pesë ndeshje ka korrur pesë fitore. Andaj sigurimi i një mesfushori cilësor para përfundimit të afatit kalimtar veror ishte njëra ndër prioritet e Artetas, por që në fund rrezikon që të mos konkretizohet.