Arsenal synon t’ia ‘rrëmbejë’ edhe një lojtar Man Cityt
Arsenal ka shprehur interesim për mbrojtësin Joao Cancelo, në rast që Barcelona nuk mund ta kthejë huazimin në blerje të përhershme.
Portugezi ka edhe tre vite kontratë me Man Cityn, por s’është në “Etihad” që 14 muaj shkaku që s’u pajtua me Pep Guardiolan për pozitën në fushë.
Fillimisht Cancelo u huazua te Bayerni, ndërsa në shtatorin e kaluar te Barcelona ku pavarësisht që është titullar, klubi katalunas e vlerëson lartë kartonin prej 40 milionë eurove.
Kjo e ka ‘alarmuar’ Arsenalin, sidomos trajnerin Mikel Arteta që e njeh mjaftë mirë Cancelon nga koha kur ishte asistent i Guardiolas.
Mundësia që mund të luajë në dy krahët, e ndonjëherë edhe në mesfushë e ka bindur Artetan si është përforcimi adekuat që Arsenali duhet të bëjë verës së ardhshme.
Megjithatë, Cancelo momentalisht preferon qëndrimin te Barcelona dhe një kalim të mundshëm te Arsenali do ta vlerësonte vetëm nëse s’ka asnjë gjasë për të mbetur te klubi spanjoll.
Barcelona gjithashtu s’është e interesuar për të paguar huazimin edhe për 12 muaj të tjerë, andaj mundësia e vetme është ndonjë marrëveshje me Man Cityn për blerjen e portugezit.