Arsenal synon t’i shesë shtatë futbollistë para se të mbyllet afati veror - NACIONALE

Arsenal synon t’i shesë shtatë futbollistë para se të mbyllet afati veror

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal po shpreson t’i shesë plot shtatë lojtarë para se të mbyllet afati kalimtar veror.

“Topçinjtë” kanë një skuadër prej 32 lojtarëve dhe tani po duan ta zvogëlojnë duke larguar shtatë prej tyre në ditët në vijim.

Skuadra londineze deri më tani kanë shitur Granit Xhakën, Pablo Marin, Auston Trusty dhe Matt Turner derisa huazuan Runar Alex Runarsson dhe Marquinhos.

Por, edhe disa lojtarë mund të largohen me sulmuesin Folarin Balogun që vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Chelsea por deri më tani nuk është gjetur ‘gjuha e përbashkët’.

Albert Sambi Lokonga është tjetër futbollist që Arsenal po shpreson ta shet dhe ka qenë i lidhur me kalimin te Brighton, të cilët e duan në formë huazimi por që klubi preferon shitjen.

Një tjetër emër mbetet Kieran Tierney, që ishte deri vonë afër kalimit te Newcastle United por skuadra angleze duket se nuk ka më interesim pasi e blenë Lewis Hall nga Chelsea.

“Topçinjtë” janë duke pritur oferta edhe për Rob Holding dhe Nicolas Pepe, me të dy lojtarët që pëlqehen në Turqi, më saktësisht nga Besiktas dhe Fenerbahce.

Ndërsa, dy emrat e fundit janë Cedric Soares dhe Nuno Tavares mirëpo momentalisht nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

Me shitjen e këtyre lojtarëve, Arsenal do të kishte mundësi të provojë të transferojë edhe një lojtar pa përfunduar afati veror.

Lajme të ngjashme