Arsenal synon huazimin e Karim Benzemas - NACIONALE

Arsenal synon huazimin e Karim Benzemas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal i është bashkuar garës me klubet si Chelsea dhe Inter për shërbimet e sulmuesit Karim Benzema.

Francezi ka vendosur të largohet nga Arabia Saudite, pasi e sheh si ligë që nuk mund ta luajë futbollin e tij, andaj po ëndërron një rikthim në Evropë.

TeamTalk” raporton se Arsenal është duke konsideruar të bëjë një ofertë huazimi për francezin, mirëpo diskutime për 36-vjeçarin ka pasur edhe rivali Chelsea.

Nuk është më sekret që trajneri Mikel Arteta ka nevojë për një golashënues, meqneëse Gabriel Jesus dhe Eddie Nkeitah po vuajnë para golit.

Arsenal ka interesim dhe i pëlqen stili i lojës së francezit, mirëpo nuk do të investojnë shumë për ta marrë Benzeman.

“Topçinjtë” janë në dijeni të pagës së lartë që merr Benzema në Arabinë Saudite, andaj shpresojnë të kompletojnë një marrëveshje me Al Ittihad për ta huazuar deri në fundin e sezonit.

Arsenal e ka bërë prioritet prurjen e një qendërsulmuesi në verë me Victor Osimhen që pëlqehet më së shumti dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurove.

Benzema ndërkohë do ta pranonte me kënaqësi kalimin në “Emirates Stadium”, ku mund ta synonte të fitonte Premierligën si dhe Ligën e Kampionëve.

Në 24 paraqitje në Arabinë Saudite, Benzema tashmë ka realizuar 15 gola.

Lajme të ngjashme