Arsenal refuzon ofertat e dy rivalëve të Premierligës për Smith Rowe - NACIONALE

Arsenal refuzon ofertat e dy rivalëve të Premierligës për Smith Rowe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali ka refuzuar dy oferta të ndryshme nga Fulhami dhe Crystal Palace për mesfushorin sulmues Emile Smith Rowe.

Smith Rowe ishte ndër yjet e “Topçinjve” në sezonin 2021/22, duke shënuar atë kohë 10 gola dhe dhuruar dy asistime në Premierligë. Por, pastaj pësoi lëndime të shumta ndërsa tani ka humbur vendin te skuadra e Mikel Artetas.

Arsenali është gati për ta lejuar anglezin të largohet, ndërsa veçse ka nisur negociatat me disa klube që edhe kanë bërë oferta zyrtare.

Sipas “Sky Sports”, Fulham dhe Crystal Palace kanë bërë nga një ofertë zyrtare për shërbimet e lojtarit. Sidoqoftë, Arsenali i ka hedhur poshtë të dy ofertat.

Klubi londinez iu ka bërë me dije se e vlerësojnë më shumë lojtarin ndërsa do të presin oferta më të larta në aspektin financiar.

Smith Rowe gjithashtu është i hapur për t’u larguar nga klubi i fëmijërisë për të pasur një minutazhë më të madhe, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026.

Lojtari ka zhvilluar 115 paraqitje në fanellën e Arsenalit në gjashtë vite, mirëpo hera e fundit kur ishte titullar doli të jetë në fitoren 2:0 ndaj Lutonit në muajin mars.

Lajme të ngjashme