Arsenal nuk heq dorë nga Douglas Luiz, përgatit ofertën e dytë
Arsenal do të rikthehet te Aston Villa me një ofertë të dytë për mesfushorin Douglas Luiz, raporton mediumi britanik "The Athletic".
"Topçinjtë" ishin duke eksploruar nënshkrimin me 24-vjecarin, por që oferta e parë në vlerën e 20 milionë funteve u refuzua nga Aston Villa.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta hyri në garë për një mesfushor pas lëndimit të Mohamed Elneny, derisa Thomas Partey gjithashtu mbetet jashtë fushës.
Aston Villa vazhdon të thotë se Luiz nuk është për shitje, por lojtari dëshiron të largohet sidomos pasi i skadon kontrata në verën tjetër.
Sipas “Athletic”, Arsenal do të bëjë një ofertë të dytë për të nënshkruar me futbollistin para se të mbyllet i tërë afati veror.
Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dje konfirmoi se dëshiron ta mbajë lojtarin në skuadër.
"Nuk jam në kontroll për atë. Ajo varet nga Douglas, agjenti i tij dhe klubi. Do të doja ta mbaja, është lojtar fantastik. E kam bërë këtë të qartë".
"Nuk jemi në pozitë që të humbasim top lojtarët tanë, por në të njëjtën kohë Douglas ka vetëm një vit kontratë dhe në këso situatësh klubi duhet të bëjë çfarë është më së miri për ta, edhe nëse nuk është e mirë për mua”.