Arsenal nis përforcimet, ofron 17 milionë euro për yllin e Galatasaray - NACIONALE

Arsenal nis përforcimet, ofron 17 milionë euro për yllin e Galatasaray

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka bërë ofertën e parë zyrtare në vlerën e 17 milionë eurove drejt Galatasaray për mbrojtësin e krahut të djathtë, Sacha Boey.

22-vjeçari ka qenë ndër futbollistet me paraqitjet më të mira këtë edicion, duke ndihmuar klubin të luftojë për titull pas katër viteve.

Arsenal e pëlqen tejet shumë Boey, sidomos Arteta që është detyruar ta vendos Ben White disa herë në krahun e djathtë shkaku i lëndimeve.

Sipas gazetarit Nevzat Dinder, Arsenal ka dërguar ofertën e parë zyrtare në vlerën e 14.7 milionë funteve (17 milionë euro) për shërbimet e Boeyt.

Sidoqoftë, klubi turk pritet ta refuzojë pasi për ta lejuar mbrojtësin të largohet kërkon se paku 25 milionë euro.

Javën e kaluar nënpresidenti i Galatasarayt, Erden Timur udhëtoi në Londër për të diskutuar për Boey, ku thuhet se ia ka bërë të qartë skuadrës londineze çmimin e lojtarit.

Boey që iu bashkua Galatas në verën e vitit 2021 ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, gjë që i konvenon edhe më shumë liderit momental të Superligës Turke.

Sidoqoftë, francezi e ka bërë të qartë se fundmi që dëshiron të largohet në fundin e sezonit.

Kam pasur eksperiencë si në paraqitje të dobëta ashtu edhe të mira te Galatasaray. Paraqitjet e mia tani janë më konstante”.

Mendoj se është koha të fokusohem tjetër kund, por të shohim si do të ndodh në fundin e sezonit”.

Lajme të ngjashme