Arsenal nis negociatat për transferimin e Rafael Leaos - NACIONALE

Arsenal nis negociatat për transferimin e Rafael Leaos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka nisur negociatat me përfaqësuesit e Rafael Leaos për një transferim të mundshëm në verë.

“Topçinjtë” duan të përforcohen në sulm me një yll të ri, i cili mund të garojë me Bukayo Sakan për formacionin bazë, ndërsa edhe të luajë në ndonjë pozitë tjetër.

E mesa duket i zgjedhuri i Mikel Artetas është askush tjetër, përpos yllit të AC Milanit Rafael Leao.

Gazetari François Plateau raporton se Arsenali ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e Leaos duke iu bërë me dije se do të jetë top prioriteti për në verë.

Sipas raportit, portugezi ka dhënë dritën e gjelbër për një nënshkrim te Arsenali, shkaku që po i pëlqen mënyra e lojës së klubit londinez dhe objektivat, si Premierliga dhe Liga e Kampionëve.

Ndërkohë, negociatat mes dy klubeve ende nuk ka nisur me AC Milan që do ta lironte Leaon vetëm nëse bëhet ndonjë ofertë e lartë financiare, mbi 100 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse Arsenal është gati të shpenzojë këtë vlerë të lartë për Leaon, pasi ka nevojë edhe për një mesfushor me Jorginhon që raportohet se do të largohet në afatin kalimtar veror.

Lajme të ngjashme