Arsenal nis bisedimet për transferimin e mesfushorit të Evertonit - NACIONALE

Arsenal nis bisedimet për transferimin e mesfushorit të Evertonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Evertonit Amadou Onana në afatin dimëror.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron të përforcohet në mesfushë me yllin e Aston Villas Douglas Luiz që është prioritet.

Sidoqoftë, Villa kërkon një çmim shumë të lartë për brazilianin që ka edhe dy vite të mbetura në kontratë. Kështu, Onana shihet si alternativë dhe sipas “Sacha Tavolieri” dhe “Niuewsblad Sport”, negociatat mes dy klubeve kanë nisur për 22-vjeçarin.

Tavolieri raporton se Onana është i hapur për t’iu bashkuar Arsenalit dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejtë.

Manchester United gjithashtu kishte negociuar për Onanan verën e kaluar, mirëpo Evertoni kërkonte minimum 50 milionë funte për ta lejuar të largohet.

Arsenal përpos mesfushorit do të tentojë edhe një sulmues, pasi dështuan të shënonin në humbjen 2:0 ndaj Liverpoolit në FA Cup.

Evertoni në anën tjetër do ta shesë lojtarin vetëm nëse ofrohet ndonjë vlerë mbi 50 milionë funte, gjë që mund t’ia rrisë problemet Arsenalit.

“Topçinjtë” po vuajnë për transferime por njëkohësisht nuk guxojnë të rrezikojnë shkaku i fair-playit financiar pasi investuan mbi 200 milionë euro në verë.

Lajme të ngjashme