Arsenal ka shpresa që Saka të luajë kundër Man Cityt - NACIONALE

Arsenal ka shpresa që Saka të luajë kundër Man Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëndimi që sulmuesi Bukayo Saka mori ndaj Lens nuk po konsiderohet shumë serioz dhe ndoshta edhe mund të luajë në derbin ndaj Manchester Cityt.

22-vjeçari u largua nga fusha të martën mbrëma gjatë humbjes 2:1 kundër Lens, ku u pa duke e mbajtur kofshën derisa shkonte direkt e në tunel.

Sidoqoftë, fatmirësisht për skuadrën londineze testet e bëra të mërkurën kanë rezultuar që lëndimi s’është në një fazë serioze, raporton “Daily Mail”.

Anglezi do të kryejë edhe disa skanime gjatë ditës së enjte para se të vendoset përfundimisht nëse luan apo jo, por shenjat e para janë pozitive.

Raporti shton se skenari më i mirë për lojtarin është që të ketë pësuar vetëm ndonjë goditje në këmbë, mirëpo do të ishte e rrezikshme që të luante direkt të dielën.

Ndërkohë, mediumi tjetër britanik “The Telegraph” është më pesimist në lidhje me shanset e lojtarit pasi raporton se ka një tendosje të kofshës.

Saka në të kaluarën kishte luajtur pavarësisht se ishte i lënduar në kofshë dhe ka frikë se kjo mund t’ia përkeqësojë gjendjen.

Pas ndeshjes, Arteta lidhur me lëndimin e anësorit të krahut kishte deklaruar: “Ndjeu diçka te thembra pas atij aksioni. Nuk kishte diçka tjetër. Është e qartë se nuk ishte i qetë për të vazhduar”.

Lajme të ngjashme