Arsenal gjatë javës së ardhshme vendos për të ardhmen e Nuno Tavares - NACIONALE

Arsenal gjatë javës së ardhshme vendos për të ardhmen e Nuno Tavares

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Atalanta e dëshiron me ngulm mbrojtësin e krahut të majtë të Arsenalit, Nuno Tavares. "Topçinjtë" akoma nuk i kanë kthyer një përgjigje konkrete bergamaskëve rreth interesimit të tyre.

Pas afrimit të Zinchenkos, mbrojtësi portugez nuk llogaritet më në planet e Artetes si titullar. Duke dijtur këtë situatë, gjërat kanë filluar të lëvizin në tregun e lojtarëve, me Atalantën që ka shprehur interesim të madh për tani e disa javë.

Pas largimit të Gosens, Atalanta e ka humbur disi shkëlqimin në krahun e majtë të fushës. Për këtë arsye Gasperini dëshiron të sjellë freski.

Arsenal është i interesuar për t'i shqyrtuar ofertat e mundshme për të, por pa nguti.

Oferta e Atalantas

Atalanta dëshiron që ta sigurojë 22-vjeçarin në formë huazimi me të drejtë blerje. Për këtë formulë nuk pajtohet Arsenali.

"Topçinjtë" janë të interesuar që mbrojtësi portugez të kalojë te skuadra italiane në huazim të plotë, pa të drejtë të blerjes nga ana e Atalantas pas një viti.

Një gjë të tillë e bën të ditur gazetari i mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio. Sipas tij kushtet personale mes Atalantas dhe Tavares nuk sjellin problem, pasi vetë lojtari shpreh gatishmëri për t'iu bashkuar projektit të klubit nga Lombardia.

Arsenal po vazhdon të blejë kohë dhe sipas medieve italiane një përgjigje definitive do ta japë brenda javës së ardhshme, nëse është i gatshëm t'i pranojë kushtet e Atalantas apo jo.

Ambientimi që nuk ndodhi kurrë tek Arsenal

Gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar, Arteta kishte vendosur që ta blente kartonin e Tavares nga Benfica për afro 10 milionë euro,

Megjithatë, gjatë sezonit hasi në shumë vështirësi për t'u përshtatur në skemat e Artetas. Në disa raste u kontestua edhe nga tifozët, për golat që pësoi Arsenali në disa ndeshje specifike.

Në përgjithësi, duke i llogaritur të gjitha kompeticionet, ai zhvilloi 22 paraqtje me Arsenalin, ku shënoi një gol.

Mirëpo, me afrimin e Zinchenkos hapësirat për të projektohen të jenë akoma edhe më të vogla. Si rrjedhojë, edhe ka filluar të planifikohet një largim i tij në formë huazimi. Atalanta mbetet skuadra më e interesuar.

Lajme të ngjashme