Arsenal gati të ofrojë dy lojtarë për Nicolo Barellan
Arsenal raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Interit Nicolo Barella dhe që janë gati të ofrojnë Folarin Balogun dhe Takehiro Tomiyasu si pjesë e marrëveshjes.
“Topçinjtë” kanë qenë shumë aktiv në afatin e verës duke përforcuar skuadrën me yje si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber por duan më shumë.
“Calciomercato” raporton se Arsenal ka interesim të madh për Barellan dhe po provojnë të bëjnë një ofertë mjaftë luksoze për të siguruar shërbimet e italianit.
Klubi londinez është i gatshëm t’i sakrifikojë Balogun dhe Tomiyaun në një marrëveshje ‘2 në 1’, ku ndoshta do të duhet edhe të shtojnë para për mesfushorin.
Inter që disa javë ka shprehur interesim për Balogun, por që kërkesat prej 50 milionë funteve ka bërë që të ngecin negociatat, derisa është e paqartë nëse e duan japonezin.
Sidoqoftë, një marrëveshje s’është e lehtë për t’u arritur pasi nuk duan ta humbasin Barellan, që ka qenë ylli i skuadrës që nga viti 2019 kur iu bashkua nga Cagliari.
26-vjeçari shënoi nëntë gola dhe dhuroi 10 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat, me Interin që arriti të kualifikohet deri në finalen e Ligës së Kmapionëve – ku u mposht nga Man City.
Barella është nën kontratë te Interi deri më 2026, por gjendja financiare e klubit mund të detyrojë edhe shitjen e ‘diamantit’ të tyre te Arsenal.
