Arsenal ëndërron Zirkzee, bën gati kontratën 6 milionëshe në vit - NACIONALE

Arsenal ëndërron Zirkzee, bën gati kontratën 6 milionëshe në vit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal raportohet se është gati t’i ofrojë sulmuesit të Bolognas Joshua Zirkzee një kontratë për 6 milionë euro për sezon, mirëpo në garë mbesin Interi, Aston Villa dhe Manchester Unitedi.

Skuadra londineze që disa kohë është në negociata me përfaqësuesit e holandezit dhe janë gati t’i ofrojnë një kontratë pesëvjeçare, deri më 2029, ku do të fitonte 6 milionë euro për sezon.

Arsenal që disa javë e ka bërë prioritet 22-vjeçarin dhe është i etur për të bërë edhe ofertën zyrtare drejt Bolognas në javët në vijim.

Mirëpo, holandezi vazhdon të kërkohet edhe nga disa klube evropiane, përfshirë Interin, Milanin, Aston Villan dhe Manchester Unitedin. Sipas “Tuttosport”, të tëra këto klube e kanë vëzhguar qendërsulmuesin disa herë këtë sezon.

Skuadra më e fundit e interesuar është Interi, që sipas “Gazzetta dello Sport”, kampioni aktual i Italisë duhet të zgjedhë mes holandezit apo yllit të Genoas Albert Gudmundsson.

Zirkzee ka shënuar 11 gola në 31 paraqitje me Bolognan këtë sezon, ndërsa janë rrugës së duhur për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25.

Përndryshe, Bayern Munich e ka opsionin për ta riblerë për 40 milionë euro në verë, por më shumë gjasë nuk do ta aktivizojë ngase është i kënaqur me Harry Kane, si dhe Mathys Tel.

Lajme të ngjashme