Arsenal e Tottenham gati ofertën 100 milionëshe për Isak
Arsenal dhe Tottenham janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë të lartë, në vlerën e 100 milionë eurove për të nënshkruar me sulmuesin e Newcastle Unitedit Alexander Isak në verë.
Edhe pse trajneri Eddie Howe ka insistuar se suedezi nuk është për shitje, dy klubet londineze duan të përfitojnë nga situata e Newcastles.
Klubi anglez financohet nga arabët, andaj ka para të shumtë prapa megjithatë drejtori ekzekutiv Darren Eales e ka pranuar se duhet të shesin disa lojtarë shkaku i fair-playit.
Kësisoj, si Arsenal ashtu edhe Tottenham e pëlqejnë shumë Isakun dhe janë gati që në verë të bëjnë një ofertë prej 100 milionë eurove, raporton “The Sun”.
Arsenal shihet si favoriti meqenëse Isak do të preferonte të ishte ylli i ri në skuadrën e Artetas që po garon për titull në Premierligë, si dhe synojnë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve.
Në rast që dështojnë “Topçinjtë”, disa tentime do t’i bën edhe Tottenhami, por normalisht pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve – gjë të cilën s’e ka siguruar gjithashtu do të ketë një rol të rëndësishëm.
Isak është i lumtur te Newcastle ku ka shënuar 14 gola në 21 paraqitje në Premierligë, si dhe ka kontratë deri më 2028 – por nuk do ta refuzonte kalimin te një skuadër më pretendente për titull.
Kujtojmë, që kur iu bashkua Newcastles para dy viteve, Isak ka realizuar 28 gola si dhe asistuar katër herë në 58 paraqitje në të gjitha garat.