Arsenal e do edhe yllin tjetër të Chelseas, i vihet pas N'Golo Kante - NACIONALE

Arsenal e do edhe yllin tjetër të Chelseas, i vihet pas N'Golo Kante

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e mesfushorit N'Golo Kante për ta bindur për një lëvizje gjatë afatit veror.

Francezi është në negociata me Chelsean për rinovimin e kontratës që i skadon në verë, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete.

Pavarësisht lëndimeve të shpeshta, 32-vjeçari pëlqehet nga disa top klube evropiane si Paris Saint-Germain dhe Barcelona sidomos pasi do të jetë agjent i lirë.

Sipas "Le Parisien", Arsenal ka shprehur interesim për Kanten që nga afati i janarit. "Topçinjtë" do të provojnë deri në fund që të nënshkruajnë me lojtarin, i cili nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

Raporti shton se mesfushori është i hapur për një kalim të rivali lokal shkaku që dëshirën të vazhdojë jetën në Londër.

Një burim pranë lojtarit, për mediumin francez ka deklaruar: "N'Golo do të donte të vazhdonte karrierën në Londër. Atij i ka pëlqyer të punonte me Antonio Conten që tani është shkarkuar nga Tottenham".

"Arsenal gjithashtu ka shprehur interesim. Mendoj se do ta vazhdojë kontratën te Chelsea para se të kalojë në Lindjen e Mesme për dy apo tre vite", kishte thënë ai.

Ndërkohë, Chelsea është optimiste se do ta vazhdojë kontratën e francezit, që këtë edicion ka zhvilluar vetëm katër paraqitje – atë nën urdhrat e katër trajnerëve të ndryshme.

Lajme të ngjashme