Arsenal dhe Tottenham pajtohen me nga një pikë në derbin londinez
Arsenal dhe Tottenham kanë marrë nga një pikë në derbin e zjarrtë londinez në kuadër të xhiros së gjashtë në Premierligë.
Derbi ishte shumë interesant nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2:2.
Arsenal e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas autogolit të Cristian Romeros, që devijoi goditjen e Bukayo Sakas (26’).
Sidoqoftë, Tottenham arriti ta barazojë rezultatin me Heung-min Son që u asistua për mrekulli nga James Maddison (42’).
Arsenal e nisi sërish më mirë pjesën e dytë duke shënuar sërish me Sakan, këtë herë u tregua i saktë nga pika e bardhë pasi Romero shkaktoi 11-metërsh (54’).
Sidoqoftë, një minutë më vonë Jorginho bëri një gabim amator duke e humbur topin ku përfitoi Maddison që gjeti të lirë Son, i cili barazoi sërish rezultatin.
Arsenal kishte edhe disa mundësi shënimi për t’i arkëtuar pikët e plota, por që Kai Havertz assesi s’ia doli t’i konkretizonte.
Kështu, Tottenham renditet në pozitën e katërt ndërsa Arsenal në vendin e pestë me nga 14 pikë.