Arsenal del me komunikatë zyrtare: Jep mbështetje te Arteta dhe kritikon vendimet e VAR-it
Skuadra angleze Arsenal ka dalë me një komunikatë zyrtare duke mbështetur trajnerin Mikel Arteta.
Tekniku spanjoll “shpërtheu” pas humbjes ndaj Newcastle Unitedit, duke kritikuar vendimet e VAR-it dhe gjyqtarëve, pasi u pranua një gol i diskutueshëm që për skuadrën angleze kishte vlerën e tre pikëve.
Pas kësaj, Arsenal tregoi mbështetje për Artetan dhe i vlerësoi si të papranueshme vendimet e VAR-it.
“Arsenal me gjithë zemër i mbështet komentet e Mikel Artetas për vendimet e papranueshme dhe gabimet e VAR-it të shtunën mbrëma”.
“Ne gjithashtu duam të falënderojmë punën dhe paraqitjen e lojtarëve tanë dhe tifozëve që udhëtuan në St James Park”.
“Premierliga është liga më e mirë në botë me lojtarët më të mirë, trajnerët dhe mbështetësit që meritojnë më shumë. PGMOL duhet urgjentisht të adresojë standardin e zyrtarizimit dhe të përqendrohet në veprimin që na shtyn të gjithëve nga analiza retrospektive, shpjegimet e tentuar dhe faljet”.
“Ne mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të Shefit të Arbitrave, Howard Webb dhe do të mirëpresim të punojmë së bashku për të arritur standardet e gjyqtarëve të klasit botëror që kërkon liga jonë”, shkruhet në komunikatë.
Club statement
— Arsenal (@Arsenal) November 5, 2023
Kjo ishte humbja e parë për Arsenalin në Premierligë këtë sezon, ku mbesin në pozitën e tretë në tabelë por në rast të fitoreve të Aston Villas dhe Liverpoolit do të bien në vendin e pestë.