Arsenal bënë një hap tjetër drejt titullit kampion, fiton në udhëtim te Brightoni - NACIONALE

Arsenal bënë një hap tjetër drejt titullit kampion, fiton në udhëtim te Brightoni

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Lideri aktual i Premierligës, Arsenal, ka vazhduar me formën e mirë edhe pas rifillimit të sezonit, tani duke marrë fitoren e dytë radhazi pasi mposhti në udhëtim Brightonin me rezultat 4:2 dhe tani është në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.

Qytetarët gabuan në ndeshjen e tyre si vendas ndaj Evertonit, dhe këtë e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë skuadra e Mikel Artetas.

Image

Topçinjtë e filluan furishëm takimin, duke shënuar gol qysh në minutën e dytë me anë të yllit anglez, Bukayo Saka, për rezultatin 2:0.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes kapiteni, Martin Odegaard, i cili shënoi për 2:0 në minutën e 39-të të takimit, për të shkuar me këtë rezultat në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë ashtu si e para filloi me një gol të shpejtë nga Arsenali. Kësaj radhe shënoi Edward Nketiah në minutën e 47-të për 3:0.

Në minutën e 65-të erdhi reagimi i parë i vendaseve në ndeshje. Kaoru Mitoma shënoi për 3:1 pas asistimit të Pascal Gross.

Për t’i ikur çdo dileme, Arsenali u hodh në sulm dhe menjëherë pas gjashtë minutave, saktësisht në minutën e 71-të shënoi anësori brazilian, Gabriel Martinelli për rezultatin 4:1, falë edhe asistimit të Odegaard.

Brightoni shënoi sërish, kësaj radhe për rezultatin 4:2 me anë të Evan Ferguson në minutën e 77-të.

Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit dhe tani Arsenali pas 16 ndeshjeve grumbullon 43 pikë, shtatë më shumë se kampioni aktual Manchester City, ndërsa Brightoni është në pozitën e tetë momentalisht me 24 pikë në po aq ndeshje.

Përmbledhja e ndeshjes Brighton - Arsenal:

Lajme të ngjashme