Arsenal bën propozimin hapës te Chelsea për Kai Havertz - NACIONALE

Arsenal bën propozimin hapës te Chelsea për Kai Havertz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka bërë një propozim për të nënshkruar me sulmuesin Kai Havertz te Chelsea.

Siç raporton “The Athletic”, klubi londinez ka një interesim të fortë për gjermanin dhe janë duke punuar për ta kompletuar sa më parë transferimin e 24-vjeçarit.

Sidoqoftë, marrëveshja është ende në fazë të hershme por një gjë që mund t’i ndihmojë padyshim është që Havertzi nuk do ta vazhdojë kontratën me Chelsean.

Bayern Munich, që tani kanë në krye Thomas Tuchelin – gjithashtu janë admirues të gjermanit, i cili ka edhe dy vite kontratë të mbetura në “Stamford Bridge”.

Kësisoj, kjo e ka vendosur Chelsean në vetëm dy opsione: Të negociojnë sërish për vazhdimin e kontratës ose ta shesin për një çmim të arsyeshëm.

Chelsea ka nevojë për një ndryshim të skuadrës, pasi duhet të shesë disa futbollistë shkaku i rregullave financiare si dhe të ketë funde për të bërë nënshkrime të reja.

Sezonin e kaluar, Havertz nuk është që tregoi kualitetin më së miri duke shënuar vetëm nëntë gola në 47 paraqitje në të gjitha garat.

Që kur iu bashkua Chelseas nga Bayer Leverkuseni para tre viteve në një marrëveshje 90 milionë funtesh, Havertz ka bërë 139 paraqitje për klubin duke realizuar 32 gola dhe dhuruar 15 asistime.

Ndërkohë, prioriteti i Arsenalit mbetet nënshkrimi me Declan Rice të West Hamit, me një ofertë zyrtare që do të bëhet në ditët në vijim.

Problemi i vetëm te Havertz është çmimi që e vlerëson Chelsea, pasi duan afro 80 milionë funte – ku shkaku i kësaj arsye edhe Real Madrid ishte larguar nga gara.

Lajme të ngjashme