Arsenal afër ta largojë “dështakun e skuadrës”, mund të bëhet bashkëlojtar i Rashicës
Sulmuesi i Arsenalit Nicolas Pepe është afër të transferohet te Besiktas, me klubin londinez që po bën çmos që ta largojë.
28-vjeçari kaloi te “Topçinjtë” nga Lille në verën e vitit 2019 për një çmim prej 72 milionë funtesh, por që asnjëherë nuk arriti ta dëshmojë kualitetin brenda këtyre tre viteve.
Pepe edicionin e kaluar ishte huazim te Nice, ku shënoi tetë gola në 28 paraqitje mirëpo që klubi francez vendosi të mos e blejë përfundimisht.
“L’Equipe” raporton se Besiktas ndodhet në negociata të avancuara për ta transferuar Pepen këtë verë dhe marrëveshja pritet të realizohet së shpejti, me afatin veror që mbyllet më 15 shtator në Turqi.
Arsenal do të marrë një vlerë minimale nga klubi turk, por më e rëndësishmja është që do t’i largojnë pagat e lojtarit nga klubi.
Sa i përket të ardhmes së Pepe, Arteta javën e kaluar tha: “Ne jemi duke vazhduar të shikojmë disa zgjidhje”.
“Ka pasur shumë komunikime mes agjentit, lojtarit dhe klubit por s’ka asgjë për njoftuar për momentin”.
Pepe ka edhe një vit të mbetur në kontratë me Arsenalin prandaj nuk dihet nëse londinezët do t’ia vazhdojnë para se ta lejojnë të largohet, apo janë të gatshëm edhe ta humbasin si agjentë të lirë.
Që tre vite, Pepe ka bërë 112 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 27 gola.