Arrihet marrëveshja në princip mes klubeve, Jordan Henderson mund të quhet lojtar i Al Ettifaqit
Kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson do të largohet nga kampi në Gjermanisë pasi klubi anglez ka arritur marrëveshje në princip me Al Ettifaqin që lejon lojtarin t’i bashkohet skuadrës arabe.
Henderson tashmë ka arritur marrëveshje trevjeçare, ku do të fitojë afër 700 mijë funte për javë te Al Ettifaq, ku menaxhohet nga ish trajneri Steven Gerrard.
Liverpool dhe klubi arab kanë arritur një marrëveshje në princip, por që duhet të zyrtarizohet pasi Henderson ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, që u nënshkrua në vitin 2021.
Henderson udhëtoi në Gjermani të shtunën, por nuk ishte përfshirë për ndeshjen e parë ndaj Karlsruher të mërkurën në mesditë.
Gerrard që mori drejtimin e Al Ettifaqit thuhet se ka pasur rol kyç duke e bindur Hendersonin. Anglezi ka qenë lider te Liverpooli dhe kombëtarja e Anglisë, por problemi kryesor do të jetë mbështetja për komitetin LGBTQI+.
🚨 Jordan Henderson set to leave Liverpool training camp after Al Ettifaq reach agreement in principle to sign 33yo. 3yr deal in place for England midfielder. Still needs to be finalised. Led by Steven Gerrard @TheAthleticFC after @FabrizioRomano #LFC #SPL https://t.co/TUS1o2GqS6
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 19, 2023
Siç dihet homoseksualiteti është ilegal në Arabinë Saudite dhe kjo mbështetje e madhe e anglezit do të ndryshohet sapo transferimi të materializohet.
Henderson është ndër lojtarët me më së shumti paraqitje në historinë e Liverpoolit, duke bërë 492 sosh që nga viti 2011.
Ndërkohë, edicionin e kaluar ishte tejet aktiv duke qenë titullar në 23 ndeshje nga 43 paraqitjet me “Reds” që përfunduan në pozitën e pestë në Premierligë.