Aro Muric shumë bujar: Shpenzon 36 mijë euro në lokal nate, 10 mijë euro bakshish për kamarieren
Portieri kosovar i Burnley, Arijanet Muric ka festuar promovimin në Premierligë duke lënë një bakshish prej 10 mijë dollarësh te një kameriere në Munih, ku harxhoi hiq më pak se 36 mijë euro.
Muric vizitoi klubin e natës “Fimcasino”, që ndodhet në Gjermani me një grup të shokëve dhe festuan tërë natën, me faturën në fund që rezultoi të jetë 31 mijë e 752 funte apo 36 mijë euro.
Në faturë përfshiheshin gati 40 shishe shampanjë ‘Don Perignon’ dhe 10 shishe të tjera ‘Armand de Brignac’ në pronësi të Jay-Z, si dhe katër shishe ‘Moet & Chandon Cectar’, që ftoheshin në ‘vaskë’ pranë tavolinës.
Portieri thuhet gjithashtu se ka blerë për tërë klubin përpara se të paguante faturën që përfshinte bakshishin e madh për kamerieren, Chantal.
“E ftova të gjithë shtëpinë dhe fitimin e ndava me kolegët e mi. Këngëtarëve, DJ-ve, stafit madje edhe kujdestares së tualitet iu dhashë diçka”, tregon Chantal.

Ajo tutje e përshkroi Muricin si një “mysafir shumë të këndshëm dhe mikpritës”, duke deklaruar se kosovari kishte krijuar një atmosferë të shkëlqyer.
“Ai krijoi një atmosferë të shkëlqyer brenda”, nënvizoi ajo për ‘Bild’.

Muric ka ndihmuar këtë edicion Burnley të promovohet në Preimierligë, duke qenë ndër lojtarët më të mirë nën urdhrat e Vincente Kompany.