Aro Muric në garë për çmimin e pritjes më të mirë të muajit në Premierligë
Portieri i Kosovës Arijanet Muric është në garë për pritjen më të mirë të muajit në Premierligë.
Muric më në fund e ka fituar vendin titullar, ndërsa ka shkëlqyer që kur u bë i preferuari i Kompanys te Burnley.
Premierliga ka pyetur tifozët se cili portier e ka bërë pritjen më të mirë të muajit, e një ndër ta është edhe Muric, që bëri në pritje të dyfishtë në fitoren 2:1 ndaj Brentfordit.
Përndryshe, për të gjithë tifozët, ju mund të votoni duke klikuar KËTU.
Good luck picking your @Castrol Save of the Month for March 😮💨
— Premier League (@premierleague) April 4, 2024
All six are worthy winners, but you have to choose one 👀#PLAwards
Muric pritet të jetë titullar deri në fundin e sezonit, megjithatë nëse Burnley s’e siguron qëndrimin në Premierligë, atëherë gjasat janë të mëdha që të largohet në verë.
Muric pëlqehet nga disa skuadra të mëdha, sidomos në Turqi – ku Galatasaray tentoi ta transferonte qysh në janarin e kaluar.