Arne Slot e shijon fitoren e parë me Liverpoolin në Anfield
Liverpooli e ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Premierligë, kësaj radhe duke triumfuar në shtëpinë e tyre me rezultat 2:0 ndaj Brentford.
Arne Slot e nisi në mënyrë fantastike punën në Liverpool, ku fillimisht fitoi në ndeshjen hapëse ndaj Ipswich Town 2:0, ndërsa tani e ka shijuar edhe fitoren e parë në Anfield.
Skuadra nga Merseyside e dominoi takimin, duke pasur posedimin e topit e shumë raste të krijuara, por që shënuan vetëm dy herë.
Golin e epërsisë e shënoi Luis Diaz në minutën e 13-të, kur u asistua nga Diogo Jota, pas një kundërsulmi të shpejtë.
LUIS DIAZ!!
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 25, 2024
What a counter-attack this is from Liverpool 😍💫 pic.twitter.com/wjWfsPxJU8
Për rezultatin përfundimtar 2:0 shënoi Mohamed Salah, kur Luis Diaz asistoi për të në minutën e 70-të, me 'Mbretin' egjiptian që e gjen rrjetën për herë të dytë këtë sezon, pas golit që shënoi në ndeshjen hapëse ndaj Ipswich.
🚨🏴 GOAL | Liverpool 2-0 Brentford | Salah
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 25, 2024
SALAH DOUBLES THE LEAD!pic.twitter.com/5RCoxgW6hQ
Liverpooli tani ka pikë maksimale nga dy ndeshje të zhvilluara, ashtu siç kanë Manchester City, Brighton dhe Arsenal.