Armando Broja për më shumë se dy muaj jashtë fushës
Sulmuesi i Evertonit Armando Broja do të jetë jashtë fushës deri në 12 javë, kështu ka deklaruar trajneri David Moyes.
Shqiptari u dëmtua rëndë në përballjen e fundit dhe kishte frikë që ka këputur sërish ligamentin, gjë që do t’ia pamundësonte të luante sërish këtë sezon.
Megjithatë, Moyes ka bërë të qartë se është lëndim në kyçin e këmbës dhe Broja do të mungojë për 10 deri në 12 javë.
“Ne mendojmë se ai do jetë jashtë fushave për më shumë se 10 apo 12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës”.
“Kjo do të thotë se ai ndoshta do të rikthehet te Chelsea”, deklaroi ai.
Broja ka qenë i pafat këto vitet e fundit me lëndime, ku si pasojë edhe ka humbur formën dukshëm.
Këtë sezon, Broja ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje në Premierligë, ku ishte një herë titullar.