Armand Duka komenton shortin e Kombëtares së Shqipërisë - NACIONALE

Armand Duka komenton shortin e Kombëtares së Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Zurich të Zvicrës, Kombëtarja e Shqipërisë mësoi kundërshtarët për kualifikimet në Kupë të Botës 2026.

Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kuadër të grupit K.

Presidenti i FShF-së, Armand Duka, komentoi grupin kualifikues, duke thënë se janë në një grup të vështirë.

“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Evropianit dhe Ligës së Kombeve. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë”

Kujtojmë se kualifkimet për Kupën e Botës nisin në muajin mars të vitit 2025 dhe përfundojnë në nëntor të po atij viti.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupë të Botës, ndërsa vendet e dyta do të luajnë në play-off.

Lajme të ngjashme