Hidhet shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, Kosova në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë - NACIONALE

Hidhet shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, Kosova në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është hedhur shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët e saj.

Në Zurich, 54 kombëtare mësuan fatin e tyre, se me kë do të përballen për të siguruar një vend në Kupën e Botës, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe ShBA.

Kombëtarja e Kosovës do të ketë punë të vështirë, pasi do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë, për të bërë ëndrrën realitet, drejt një kualifikimi të parë në turneun më prestigjioz për kombëtare.

Në anën tjetër, Shqipëria është vënë në një grup me Serbinë e Anglinë.

Grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026

Grupi A

Fituesi i Gjermani/Itali
Sllovakia
Irlanda Veriore
Luksemburgu;

Grupi B

Zvicra
Suedia
Sllovenia
Kosova;

Grupi C

Humbësi i Portugali/Danimarkë
Greqi
Skocia
Bjellorusia;

Grupi D

Fituesi i Francë/Kroaci
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani;

Grupi E

Fituesi i Spanjë/Holandë
Turqia
Gjeorgjia
Bullgaria;

Grupi F

Fituesi i Portugali/Danimarkë
Hungaria
Irlanda
Armenia;

Grupi G

Humbësi i Spanjë/Holandë
Polonia
Finlanda
Lituania
Malta;

Grupi H

Austria
Rumania
Bosnja&Hercegovina
Qipro
San Marino;

Grupi I

Humbësi i Germani/Itali
Norvegjia
Izraeli
Estonia
Moldavia;

Grupi J

Belgjika
Uellsi
Maqedonia e Veriut
Kazakistan
Lihtenshtajn;

Grupi K

Anglia
Serbia
Shqipëria
Letonia
Andorra;

Grupi L

Humbësi i Francë/Kroaci
Çekia
Mali i Zi
Ishujt Faroe Gjilbraltar.

Kujtojmë se Kupa e Botës 2026 do të mbahet në tri shtete, pra në Kandadë, Meksikë dhe ShBA.

Kujtojmë se kualifkimet për Kupën e Botës nisin në muajin mars të vitit 2025 dhe përfundojnë në nëntor të po atij viti.

Fituesit e grupeve do të kualifikohen direkt në Kupë të Botës, ndërsa vendet e dyta do të luajnë në play-off.

Lajme të ngjashme