Argjentina e përfundon vitin e dytë radhazi në krye të renditjes së FIFA-s
Argjentina e ka përfunduar vitin 2024 në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për herë të dytë me radhë, sipas përditësimin të fundit nga shtëpia e futbollit botëror.
Kishte vetëm lëvizje të vogla në renditjen e publikuar të enjten me vetëm 21 ndeshje ndërkombëtare që u zhvilluan që nga shpallja e renditjes së mëparshme në nëntor.
Argjentina, e cila fitoi Kupën e Amerikës në korrik, përforcoi vendin e parë përpara Francës, me kampionët e Evropës, Spanjën që kompleton podiumin.
Pjesa tjetër e top 10 mbeti e pandryshuar: me radhë, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.
FIFA tha se Angola , e cila luajti më shumë ndeshje në 2024, regjistroi përparimin më të madh gjatë 12 muajve të fundit, duke u ngjitur me 32 vende për të arritur në vendin e 85-të.
Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur fare nga muaji nëntor, për shkak që nuk pati asnjë përballje, por mbanë pozitën e 99-të, më e mira ndonjëherë.
Renditja e radhës e FIFA-s do të publikohet në prill.